Transmetuar më 16-05-2020, 21:36

Pak e dinë, por tek kënga "Nuse moj sorkadhe" e Irini Qirjakos, kjo e fundit ka veshur një fustan ku në sfond ka një foto të një aktoreje shumë të njohur e filmave me "pullë të kuqe".

Këtë detaj ia vuri në dukje gazetari Ronaldo Sharka teksa po intervistonte këtë të fundit për emisionin "Mes Yjesh" në Ora News.

Irini tregoi se atë fustan e ka blerë në Greqi dhe nuk ka qenë në dijeni.

Irini shtoi më tej se një gjë të tillë e mësoi nga vajza pasi u publikua klipi, dhe se as ajo e as vajza nuk e patën problem kur e mësuan një detaj të tillë.