Itali, 153 jetë të humbura nga koronavirusi në 24 orët e fundit
Transmetuar më 16-05-2020, 18:31

Italia konfirmon 153 jetë të humbura për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane që i referohen autoriteteve të Mbrojtjes Civile.

Pas rasteve të reja shkon në 31 763 numri total i viktimave nga koronavirusi në Itali.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 39 viktima, shifra më e ulët prej dy muajsh, për një total prej 15.450 nga fillimit të emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2605 kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 122810

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 875 raste të reja pozitiv për një total prej  224 760./noa.al/

Loading...