Ishte duke bërë shëtitje me një sheqen e saj, kur pranë tyre u afrua ish i dashuri, i cili e qëlloi me plumb në fytyrë.
Rocío Ocampo, një vajzë e re argjentinase, ishte duke ecur në rrugë në lagjen La Tablada, në qytetin e Yuto, kur u përball me ish-të dashurin i cili e qëlloi me plumb në fytyrë.
Para se të arratisej 24-vjeçari Javier Núñez, i tha shoqes së Rocio, “Thirr një ambulancë, më duket se vdiq”.
Mirëpo asgjë nuk shërbeu nga ndihma e shpejtë, pasi vajza u deklarua e vdekur.
Javier dhe Rocio në momentin e ballafaqimit, paraditen e 12 majit, nisën që të flisnin dhe shoqja e vajzës për ti lënë që të flisnin privatisht u mënjanua.
Por ajo u kthye nxitimthi kur dëgjoi të shtënën duke u përballur me skenën makabër.
I riu i arrestuar pas krimit, është person me precedentë penal, ndërsa tashmë po përballet me akuzën e vrasjes. /a.y/noa.al