Koronavirusi, Trump: Do punojmë për vaksinë falas për të gjithë
Transmetuar më 16-05-2020, 10:00

Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po mundohet që të prodhojë një vaksinë për koronavirusin, e cila do jetë falas për të gjithë.

Është kjo deklarata e bërë nga Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë konferencës së të premtes me gazetarët, kur tha se, “Ky është synimi për të cilin po punojmë”.

Drejtori i qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (Cdc), Robert Redfield, shkroi në Twitter se në SHBA do të ketë më shumë se 100 mijë të vdekur brenda 1 qershorit, si pasojë e komplikimeve prej koronavirusit.

Parashikimet e tij lidhur me vdekshmërinë u bë duke analizuar 12 modele të 12 instituteve të ndryshme, nga Columbia University, Massachusetts Institute of Technology. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Loading...