E dhunuar brutalisht, gruaja akuzon personazhin e njohur
Transmetuar më 15-05-2020, 20:55

Një grua e dhunuar brutalisht, akuzon dhe pretendon se është rrahur nga ylli i YouTube, Vitaly Zdorovetskiy.

Fotot e shpërndara tregojnë se ajo është lënduar shumë nga goditjet në fytyrë dhe kokë.

Ndërkohë sipas medias TMZ, Vitaly u arrestua në 12 Prill për dyshimin se sulmoi një grua në Miami Beach ndërsa ajo ishte duke vrapuar vetëm.

Ata nuk e njihnin njëri tjetrin por sipas gruas së dhunuar, ylli i YouTube iu hodh sipër duke e goditur me grushte.

Fotografitë e gruas në fjalë, Lily Jensen janë siguruar nga TMZ nga avokati i saj dhe duken qatë dëmtimet serioze që ka pësuar nga sulmi i pretenduar.

Vitaly tashmë po përballet me një akuzë penale të rënduar për incidentin dhe tani, ai po përballet edhe me një proces gjyqësor nga Jensen.

Sipas padisë Vitaly “kërceu nga pas një peme dhe e grushtoi gruan nga pas, e hodhi në tokë dhe e goditi sërish me egërsi.

Vitaly Zdorovetskiy është bërë i njohur në shumë vende të botës për shkak të videove të tij gazmore që shpërndan në rrjet. /k.k/noa.al/

Loading...