Transmetuar më 15-05-2020, 09:29

Shtohen sërish tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës.

Presidenti amerikan Donald Trump ka çuar përpara hipotezën e prishjes së plotë të marrëdhënieve me Kinën, ndonëse nënvizon se ka një marrëdhënie shumë të mirë me homologun Xi Jinping.

Por ai shton se për momentin “Nuk kam dëshirë që ti flas”.

Në një intervistë për Fox News, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh shumë i zhgënjyer ndaj Pekinit, duke e kritikuar për qëndrimin lidhur me pandeminë e koronavirusit.

“Kishte mundësi që ta frenonte”, tha ai. Riaktivizimi i përplasjeve SHBA-Kinë u shfaqën pas akuzave amerikane se hackerat kinezë, po tentojnë që të vjedhin zbulime të bëra lidhur me vaksinën kundër Covid-19. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE