Paralajmërim i frikshëm, ky shtet mund të kthehet në epiqendrën e koronavirusit
Transmetuar më 13-05-2020, 19:48

Një mjek, që po trajton të prekurit me Covid-19 në Sao Paulo, ka paralajmëruar se Brazili mund të kthehet në epiqendrën e koronavirusit.

Mjeku Luciano Cesar Azevedo, shkon edhe më tej duke deklaruar se mund të regjistrohen deri në 100 mijë viktima.

Të hënën ky shtet u raportuan 881 viktima të tjerë si pasojë e koronavirusit dhe rreth 10 mijë raste të reja të martën, duke konfirmuar kështu vendin si epiqendra e radhës së Covid-19 në botë.

Disa ekspertë të shëndetit publik thonë se shkalla e vërtetë e krizës në vend është shumë herë më e madhe nga sa paraqitet në shifrat zyrtare.

Numri i viktimave në Brazil ka kaluar 12 mijë. /k.k/noa.al/

Loading...