Transmetuar më 13-05-2020, 13:58

Princi i kurorës angleze Charles, inatoset me të birin William, për shkak të një afeksioni të veçantë të tij me familjen e Kate Middleton.

Momentalisht dukët e Cambridge duket të jenë anëtarët më të dashur të familjes mbretërore, bashkë me fëmijët e tyre George, Charlotte dhe Louis.

William, duket se shkon shumë mirë edhe me familjen e origjinës së Kate dhe veçanërisht me vjehrrin Michael Middleton.

Sipas shkrimtares së familjes mbretërore, Katie Nicholl, William e thërret Michael me përkëdheli Mike, por edhe “baba”.

Pikërisht kjo gjë ka inatosur Charles, i cili është ankuar se kalon shumë pak kohë me nipërit e tij, pasi gjyshërit nga nëna “i kanë sekuestruar”. /a.y/noa.al