Transmetuar më 13-05-2020, 12:29

Mbretëresha Elizabeth e Anglisë, ndjek një regjim strikt ushqimor për të ruajtur shëndetin e saj.

Madje sovrania nuk ka pirë asnjëherë cigare në jetën e saj, por në këmbim adhuron çokollatën dhe pasdite gjithmonë në orën 17.00 pi çaj të shoqëruar me sanduiç me kastravec.

Në mes të pandemisë së koronavirusit, mbretëresha Elizabeth po kalon karantinën e saj në kështjellën Windsor së bashku me bashkëshortin, dukën 98-vjeçar të Edinburgh.

Në fron që nga viti 1952, ajo është sovrania me jetë më të gjatë në histori.

Ushqimi i kursyer bazuar në mish dhe peshk të bardhë, të shoqëruar me sallatë dhe bishtajore, shoqëruar me garniturë, krem me bazë veze, gjizë dhe patate me salcë.

Ndonjëherë i alternon vaktet me fileto viçi dhe bishtaja, ndërsa konsumon rregullisht fruta dhe çokollatë.

Hudhrat dhe qepët, janë gjithashtu mjaft të preferuara prej saj. Po ashtu konsumon salmon të tymosur, të shoqëruar me tartuf. /a.y/noa.al