Transmetuar më 12-05-2020, 23:41

Një masakër ka ndodhur në kryeqytetin afgan, në Kabul, ku njerëz të armatosur, të dyshuar të ISIS, kanë vrarë 2 foshnje të porsalindura dhe 12 nëna.

Sulmi vdekjeprurës ndodhi në të njëjtën ditë kur një person kreu një sulm vetëvrasës, ku pati rreth 50 persona të vrarë dhe të plagosur.

Sulmi u krye në maternitetin e Spitalit Dasht-e-Barchi, i cili drejtohet nga organizata ndërkombëtare humanitare Medecins Sans Frontieres (MSF), shkruan noa.al.

Sipas "The Sun", të paktën 80 njerëz u evakuuan nga ndërtesa pasi tre sulmues të veshur me uniformë policie hynë në spital, ku qëlluan me armë dhe hodhën granata, thanë zyrtarët e qeverisë.

Muajt e fundit janë kryer një seri sulmesh në kryeqytetin afgan, përfshirë edhe një seri shpërthimesh në rrugë, të hënën e kësaj jave ku u plagosën 4 civilë./noa.al/