Transmetuar më 12-05-2020, 20:10

Momente paniku janë regjistruar në një rrugë të Anglisë, në Merseyside.

Pamjet e publikuara nga Daily Mail tregojnë çastin kur një vajzë kalon në rrugë dhe për pak sa nuk goditet nga një makinë.

Për fat të mirë shoferi manovroi menjëherë duke shmangur kështu një tragjedi.

Bëhet e ditur se incidenti ndodhi të premtën vonë, por për fat të mirë askush nuk u lëndua, falë reagimit të shpejtë të shoferit.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, muzika dëgjohet në automjetin e tij, ndërsa në atë moment vajza kalon rrugën me shpejtësi.