Konfirmohet me koronavirus zyrtari i ministrisë së Drejtësisë në Kosovë
Transmetuar më 12-05-2020, 08:10

Një zyrtar i ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, është konfirmuar si i infektuar me koronavirus.

Ky fakt është bërë me dije nga vetë ministria e cila njofton se gjatë ditës së hënë, më datë 11 maj 2020, pas testimit për Covid-19, një zyrtar i ministrisë ka rezultuar pozitiv dhe është karantinuar sipas udhëzimeve të Institutit. Rasti i zyrtarit është rast kontakti.

“Ministria e Drejtësisë ju njofton se të gjithë zyrtarët e tjerë të cilët kanë pasur kontakte me zyrtarin e identifikuar me Covid 19, janë karantinuar dhe pritet që ditët në vijim të testohen nga IKSHPK-ja. Ministria e Drejtësisë do ndërmarrë të gjitha masat e parapara, duke dezinfektuar hapësirat e punës dhe duke vendosur masa higjienike në ambientet e MD-së”, thuhet në njoftim.

Sakaq në orët e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës konfirmoi 11 infektime të reja.

Deri më tani në Kosovë, numri i viktimave ka shkuar në 28 dhe i të infektuarve në 895. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Loading...