Shuhet “princi” i rrokut, Little Richard, autori i “Tutti Frutti”
Transmetuar më 10-05-2020, 23:15

Të gjithë cilësojnë këngëtarin e famshëm, Elvis Presley, si “mbretin” e Rock ad Roll, por padyshim Richard Wayne Pennimann, i njohur nga të gjithë si Little Richard, ishte padyshim princi legjendar i muzikës rokendroll në vitet ’50.

Ai u shua dje në moshën 87-vjeçare, pas një karriere të suksesshme, dhe me hite që përbëjnë bazat e rrokut si e famshmja “Tutti frutti”, që gjeni më poshtë, e kënduar edhe nga vetë Presley, “Long Tall Sally”, “Lucille”, “Good Golly miss Molly” dhe shumë hite të tjera, që pas pothuajse 70 vitesh ende kërcehen nga gjeneratat e reja.

Little Richard përfaqësoi me vite rrokun antikomformist dhe të zi, në grupin e tij u formuan të rinj që më pas do të shndërroheshin edhe ato vetë në mite, si Jimi Hendrix.

Jeta e tij u nda në dysh, nga një anë ekseset me drogën, seksin dhe alkolin, dhe në pjesën e dytë të jetës rikthimi tek feja, dhe pjesëmarrja në disa spektakle televizive si dhe filma.

Të gjithë e vlerësonin atë duke filluar nga David Bowie, James Brown, Freddy Mercury, por sot, në këtë 2020 të vështirë, edhe ai nuk është më, dhe i shtohet yjeve që dikur e admironin.

Loading...