Transmetuar më 10-05-2020, 17:03

30 dasmorë janë gjobitur me 1 mijë euro pasi kërcyen të kapur dorë për dore, pa zbatuar protokollin për koronavirusin, në Maqedoninë e Veriut.

Ata dolën në mes të rrugës, duke sfiduar edhe ligjin, e më pas menjëherë u mor masa për ta.

Prokuroria tha se ata kanë vepruar në kundërshtim me masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

I zoti i shtëpisë ka kërkuar që këto gjoba të falen pasi askush prej tyre nuk ka mundësi për t’i shlyer. /k.k/noa.al/