Transmetuar më 10-05-2020, 14:22

Një lajm i trishtë vjen nga Italia, ku futbollisti i talentuar i skuadrës së Atalanta-s, Andrea Rinaldi, po lufton me jetën pas një problemi në tru.

Mediat vendase shkruajnë se 20-vjeçari, ka marrë një goditje në tru në formën e hemoragjisë dhe gjendja e tij nuk është aspak e mirë.

Futbollisti ra në gjendje kritike të premten dhe ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve, ndersa është i shtruar në spitalin e Vareses.

Mesfushori aktivizohej si i huazuar te Legnano që luan momentalisht në grupin B të Serie D.

Tashmë Rinaldi po luan ndeshjen e tij më të rëndësishme, atë me jetën./noa.al/