Transmetuar më 08-05-2020, 21:27

Qendrat tregtare do të hapin dyert pas 11 majit por aktiviteti i tyre do të jetë i kushtëzuar. Sipas udhëzimeve të publikuara në e-albania klientët nuk mund të qëndrojnë më shumë se dy orë brenda një qendre tregtare, ndërsa do të lejohet të hyjnë një numër i kufizuar personash pasi qendrat nuk mund të mbushen si më parë për të shmangur grumbullimet e tyre si masë mbrojtëse ndaj covid-19.

Stafi në qendrat tregtare duhet të jetë i pajisur me doreza e maska dhe në çdo dyqan duhet të ketë dezinfektues duarsh.

Shitësit ambulantë brenda qendrave nuk do të lejohen por vetëm dyqanet, ndërsa brenda qendrës tregtare do të ketë një dhomë të posaçme izolimi nëse një qytetar apo personal shfaq shenja dhe simptoma të COVID-19.

Klienti nga klienti duhet të ruajë distancën prej 2 metrash.

Gjithashtu për të bërë një mbrojtje sa më të mirë të qytetarëve dyert elektrike duhet të ndajë hyrjen dhe daljen e vizitorëve në mënyrë që të mos këmbehen me fytyrë si dhe do të krijohen korridore sigurie e shenja që të udhëzojnë qytetarin se ku duhet të qëndrojë dhe kalojë.