Rrjedhje gazi në fabrikë, 10 të vdekur, mes tyre një vajzë e vogël
Transmetuar më 08-05-2020, 10:30

Një rrjedhje gazi në një fabrikë kimike iu ka shkaktuar vdekjen 10 personave, mes tyre edhe një vajzë e vogël 8 vjeçe.

Ngjarja e rëndë u shënuan ditën e enjte në jug të Indisë në shtetin e Andhra Pradesh, në periferi të qytetit të Vishakhapatnam.

Nga rrjedhja e gazit rreth pesë mijë persona patën probleme, si të vjella apo humbje ndjenjash.

Fabrika ku ndodhi ngjarja e rëndë ndodhet në pronësi të kompanisë koreano-jugore LG Polymers, ku paraprakisht flitet për aksident.

Komisari i policisë, Rajeev K Meena, shpjegoi se reja e gazit toksik u përhap në një rreze prej tre kilometrash përreth fabrikës.

Në mediat vendase u shfaqën pamje të burrave dhe grave pa ndjenja në rrugë, apo kafshë të cilëve iu dilte shkumë nga goja.

Fabrika në fjalë ishte mbyllur në fund të muajit mars, në respektim të masave të qeverisë për të frenuar përhapjen e koronavirusit, por u rihap të martën, pas lehtësimit të masave të sigurisë. /a.y/noa.al

Loading...