Parashikimi i motit për sot
Transmetuar më 08-05-2020, 01:36

Vendi ynë pritet të ketë mot të kthjellët deri në mesditën e së premtes. Më tej vranësirat do të marrin zhvillim në pjesën më të madhe të vendit.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet, duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 deri 4 ballë, kryesisht në mëngjes. Më tej valëzimi vjen në dobësim.

Temperaturat parashikohen në: vendet malore 2⁰ deri 20⁰C vendet e ulëta 6⁰ deri 26⁰C vendet bregdetare 9⁰ deri 25⁰C

Loading...