Transmetuar më 07-05-2020, 17:24

Ashtu si në të gjitha vendet e prekura nga koronavirusi, edhe në Shqipëri është ndërprerë kampionati i futbollit.

FSHF ka kërkuar sqarime nga institucionet për një datë të mundshme të rifillimit të kompeticionit.

Ministria e Shëndetësisë ka kthyer përgjigje dhe palët do të ulen për të shqyrtuar propozimet.

”Komiteti Teknik i Ekspertëve po punon për protokollet e posaçme për hapjen graduale të aktiviteteve sportive, sipas stratergjisë së ri-hapjes të miratuar nga ky komitet.

Në këtë kuadër do të vlerësonim bashkëpunimin tuaj për vijimin e hartimit të protokolleve të posacme nëpërmjet krijimit të një Grupi të Përbashkët Pune. Jeni të lutur të dërgoni përfaqësinë tuaj për të finalizuar hartimin e këtyre protokolleve”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë. /k.k/noa.al/