Merkel merr vendim për rifillimin e kampionatit gjerman, ja kur do të luhet
Transmetuar më 06-05-2020, 20:54

Bundesliga gjermane pritet të rinisë në mes të muajit maj. Ky ishte vendimi i marrë sot nga Kancelarja Angela Merkel.

Kancelarja dhe pjesa tjetër e Qeverisë vendosën që kampionati të rinisë në mes të majit, por duke respektuar çdo masë të vendosur.

Data pritet të përcaktohet nga Federata Gjermane e Futbollit.

Klubet, shoqata dhe Federata do kenë një mbledhje dhe do të vendoset një datë përfundimtare për rifillimin e Bundesligës, pasi tashmë e kanë dritën jeshile nga qeveria, dhe me shumë mundësi kampionati pritet të rinisë më 22 maj.

Loading...