Transmetuar më 06-05-2020, 10:12

Universiteti i Princeton në New Jersey, SHBA, është në zi. Studiuesi 37-vjeçar Bing Liu, u gjet i vrarë në shtëpinë e tij i goditur disa herë me të shtëna pistolete.

Rreth 50 metër larg banesës së tij u gjet edhe trupi i Hao Guo, 46 vjeç, i cili dyshohet ti ketë dhënë fund jetës, pas vrasjes së studiuesit.

Një rast i trishtë vrasje-vetëvrasje! Bing Liu punonte në departamentin e biologjisë sistemime në Fakultetin e Mjekësisë dhe ishte fare pranë një zbulimi revolucionar për Covid-19, aq sa Universiteti i kishte vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për përfundimin e studimeve të tij.

Universiteti deklaroi pas vrasjes së kësaj të marte, se Liu ishte pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm lidhur me mekanizmin e transmetimit qelizor të virusit, aq i domosdoshëm për të kuptuar se si kjo sëmundje është aq shumë e rrezikshme për njeriun.

Mekanizmi i transmetimit mundëson një përhapje shumë të shpejtë të virusit në qeliza. Për shkencën, vdekja e studiuesit cilësohet si humbje e madhe. Megjithatë lidhur me motivet e krimit, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al