Transmetuar më 05-05-2020, 22:28

Një 35-vjeçare nga Britania e Madhe, është transformuar tërësisht për shkak të përdorimit të drogës që në moshën 12-vjeçare.

Sarah Ali, tashmë 35 vjeçe dhe e burgosur në Middlesbrough duket 10 vite më e madhe sesa mosha e saj reale.

Sarah, vuan dënimin me burg pasi grabiti shtëpinë e një çifti të moshuar.

Ajo është rritur në një jetimore, por në moshën 12-vjeçare, u kap pas një jete të lidhur me drogë e krime.

Në moshën 25-vjeçare ajo u arrestua për shitje të lëndëve narkotik dhe u dënua me gjashtë vite burg.

Por 16 muaj pasi doli nga burgu, ajo u arrestua sërish sepse grabiti  shtëpinë e një çifti të moshuar, me bashkëpunëtoren e saj Clarie Bell.

Tashmë gjykata në Middlesbrough ka vendosur që ajo të dënohet me dy vite e pesë muaj burg.

Ju mund të shihni fotot e saj dhe të vëreni ndryshimin drastik, shkaktuar nga përdorimi i drogës.