Komisioni i Venecias ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila ka pezulluar përkohëshisht dekretin e Presidentit për Abdullah Hotit.
Në sqarimin e “Venecias” thuhet se është e rëndësishme të pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës.
“Ne e mirëpresim sugjerimin e Komisionit për të respektuar e pritur shqyrtimin e kërkesës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pas trajtimit, nëse shihet nevoja për sqarime shtesë dhe ndihmë për opinion nga Komisioni, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Më 30 prill, presidenti Thaçi ka dekretuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për pozitën e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.
Po të njëjtën ditë, Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se presidenti ka marrë vendim kundërkushtetues. /k.k/noa.al/