Fëmija 7 vjeç i prekur nga kanceri, arrin të shërohet nga koronavirusi
Transmetuar më 05-05-2020, 10:43

Prej pak ditësh ka mbushur 7 vjeç, por vogëlushi amrikan Gavin Brennan, nga Massachusetts, është një luftëtar i vërtetë.

I është dashur që të përballet me shumë pengesa, pasi në muajin janar u diagnostikua nga një linfomë, por teksa ndodhej në spital për ciklet e kimioterapisë, rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

Gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm, por pas një muaji kurim, Gavin arriti që ta mposhti koronavirusin, ka përfunduar kimioterapitë dhe mund të kthehet tek prindërit e tij.

Ai u kthye në shtëpinë e tij, në ditën e ditëlindjes së shtatë, të hënën e kaluar, nën gëzimin e pafund të familjarëve të tij. E para që manifestoi simptoma koronavirusi, ishte nëna e Gavin, April Brennan. Pak më vonë edhe vogëlushi nisi që të kishte temperaturë, ku testi e nxori pozitiv.

Pas dy javësh pa simptoma gjendja e tij u përkeqësua. “Ishim shumë të frikësuar, dukej diçka surreale”, tha April.

Por fatmirësisht tashmë Gavin është shëruar nga koronavirusi dhe ka përfunduar kimioterapinë, ndërkohë që prindërit e tij janë në pritje të rezultateve të trajtimit të tumorit. /a.y/noa.al

Loading...