Transmetuar më 03-05-2020, 16:08

Ju kujtohet mbreti i Tajlandës para pak javësh që ngeci nga karantina bashkë me haremin e tij në një hotel gjerman? (Lajmi këtu) E pra, nuk është i vetmi. Njihuni tani me haremin tjetër, atë të liderit suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Vajza të virgjëra dhe të bukura zgjidhen dhe dërgohen për haremin në dhomën e gjumit të liderit të Koresë së Veriut. Një traditë kjo e nisur nga gjyshi i tij dhe që zbatohet sot edhe nga nipi despot.

“The Sun” shkruan se nxënëse të virgjëra merren nga shkollat 9-vjeçare e ato të mesme dhe përdoren për të argëtuar sundimtarin e Koresë së Veriut.

Tabloidi britanik ka publikuar edhe pamjet e Kim Jong-un me vajzat e reja, ku theksohet se haremi përbëhet nga 2 mijë femra. Madja brenda haremit famëkeq ka edhe vajza 13-vjeçare.

Ato kërcejnë dhe këndojnë për Kim Jong-un por edhe për elitën e kombit, ku hyjnë pjesëtarët e oborrit të sunduesit. E gjithashtu, këto vajza marrin pjesë edhe në lojëra seksuale dhe orgji të çuditshme të Kim Jong-un dhe oborrtarëve të tij.

Por kush merret me përzgjedhjen e vajzave? Këtë e bën vëllai i Kimit, Jang Song Thaek. Ai merret me rekrutimin e femrave duke selektuar më të mirat për diktatorin. Për më tepër Thaek i shijon dhe vetë femrat që bën gati për diktatorin, të virgjërat, menjëherë pas tij.

Kim Jong-un është lideri suprem i Koresë së Veriut. Ai është kreu edhe i plot institucioneve të tjera, përfshirë ushtrisë. Është 36 vjeç dhe postin nuk e fitoi me zgjedhje, por me trashëgimi nga i ati i cili e trashëgoi më herët nga babai duke praktikuar kështu një mbretërim faktik edhe pse jo zyrtar. Në fotogaleri shihni disa nga vajzat që përzgjidhen për të fjetur me diktatorin.