Koronavirusi, mjekët në Francë dalin lakuriq: Nuk kemi maska mbrojtëse! (FOTOT)
Transmetuar më 02-05-2020, 23:22

Nuk ka mjaftueshëm maska, dorashka dhe pajisje të tjera mbrojtëse dhe për këtë mjekët gjermanë të bazës dhe dentistët francezë protestojnë për mungesën e këtyre kaq të nevojshme në këtë periudhë pandemie.

Dhe të dyja palët protestojnë njësoj, zhvishen dhe i postojnë fotot online, duke tërhequr kështu vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Franca numëron rreth 25  mijë të vdekur nga koronavirusi ku 166 ishin në 24 orët e fundit. Në gjendje kritike për jetën janë më shumë se 3.800 njerëz nën terapi intensive.

Gjatë ditës që lamë pas u regjistruan edhe 1050 të infektuar të rinj duke e çuar në mbi 168 mijë numrin total të të prekurve.

Loading...