Transmetuar më 02-05-2020, 09:56

Skena shokuese vijnë nga New York në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku disa kalimtarë u përballën me një aromë të rëndë e cila vinte nga disa kamionë.

Kështu ata lajmëruan policinë, ku brenda në kamionë u gjetën me dhjetëra kufoma.

Siç raporton NBC, pas këtij skenari qëndron një agjenci funerale në Brooklyn, e cila ka përdorur kamionë të mbushur me akull si depozita për trupat e viktimave.

Më konkretisht u gjetën 50 kufoma të vendosura në katër kamionë, të cilët ishin parkuar para agjencisë funerale.

Autoritetet u njoftuan nga një banor i zonës, i cili pa të rridhte lëng nga pjesa e pasme e kamionëve. Ndërkohë nuk është e qartë, nëse kufomat iu përkasin personave të vdekur për shkak të pandemisë s ë koronavirusit.

Në New York numri i viktimave prej Covid-19 ka shkuar rreth 19 mijë. /a.y/noa.al