Transmetuar më 30-04-2020, 21:10

Një person në Indi për pak sa nuk ka humbur jetën nga një marrëzi online.

Video e mëposhtme tregon momentin kur një person përplaset nga treni teksa po përpiqej të realizonte një selfie.

Personi në fjalë ka përfunduar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Telangana të Indisë Jugore.

Mediat shkruajnë se i riu i njohur me emrin Shiva, ka pësuar dëmtime në kokë për shkak të përplasjes nga treni.

Më poshtë keni videon./a.k/noa.al/