Transmetuar më 30-04-2020, 18:06

Franca bëhet shteti i parë Europian që i ka dhënë fund dilemës për rifillimin e kampionatit të futbollit.

Federata ka vendosur pëfundimin e sezonit futbollistik, dhe për pasojë PSG është shpallur automatikisht kampion.

Kampionati francez i futbollit u anulua për shkak të situatës së shkaktuar nga Covid-19.

Gjithashtu, për veç titullit kampion, janë përcaktuar edhe skuadrat që do të shkojnë në kupat e Europës dhe do të bien në një kategori më poshtë.

PSG-ja, Marseja, dhe Renes do të shkojnë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Lilë, Reims dhe Nisa do të luajnë në Europa Ligë. /k.k/noa.al/