Lind fëmijë teksa ishte e lidhur me respirator, gjen vdekjen e burgosura 30-vjeçare
Transmetuar më 30-04-2020, 11:50

Një e burgosur 30-vjeçare nuk ia ka dalë dot që të fitojë betejën me koronavirusin.

Ajo solli në jetë fëmijën që mbante në bark, teksa ishte e lidhur me respirator, por nuk ia doli që të shpëtojë vetë.

Byroja e Burgjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bën me dije se gruaja ishte dërguar në paraburgim më 20 mars.

Por ajo u dërgua nga një burg i Dakotës së Jugut në një qendër mjekësore federale të burgjeve në Forth Worth, Texas.

Kjo pasi më 28 mars, 30-vjeçarja u dërgua në një spital aty pranë për shkak të shqetësimeve me shtatzëninë.

Por për shkak të rëndimit të situatës me kollë, ethe dhe temperaturë, ajo u lidh me respirator.

Gjendja e saj e rënduar bëri që më 1 prill ti nënshterohet lindjes me operacion, ku fëmija erdhi në jetë i shëndetshëm. Nga testi i bërë ndaj saj rezultoi pozitive me koronavirus, por pak ditë më vonë gjeti vdekjen.

Loading...