Transmetuar më 29-04-2020, 20:33

Një ngjarje e dhimbshme me pasojë vdekjen ka ndodhur në Brazil, ku një futbollist 21-vjeçar ka vdekur pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Kaio Felipe Santos Silva, ishte pjesë e Independiente Limeira, ekip i “Serisë B”, në kampionatin paulista.

Mbrojtësi i majtë po luante me balonë kur kjo e fundit ngeci në telat e një shtylle të tensionit të lartë, ndersa futbollisti në tentativë për ta kapur, e zuri korrenti ku dhe rezultoi fatale për të.

Lajmin e trishtë për vdekjen e futbollistit e ka bërë të ditur në Facebook, klubi ku aktivizohej.

Klubi i Independiente Limeiras i shprehu ngushëllimet familjes së futbollistit.

Në sezonin që u ndërpre për shkak të koronavirusit, Kaio Felipe Santos Silva, luajti 22 ndeshje dhe realizoi 6 gola./a.k/noa.al/