Transmetuar më 29-04-2020, 18:33

Pandemia e koronavirusit duket se ka ndikuar seriozisht në psikologjinë e njerëzve. Një britanik ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se hodhi gruan tajlandeze nga ballkoni.

Dave Mitchell, 46 vjeç u ndalua ditën e djeshme pasi partnerja e tij, Sukanda, 56 vjeçe u hodh nga ballkoni i katit të shtatë i një apartamenti në Rayong, të Tajlandës Lindore.

Mjekët arritën menjëherë në vendngjarje për të trajtuar graun e lënduar. "Daily Mail" raporton se ajo i tha policisë që bashkëshorti e hodhi nga ballkoni teksa po argumentonin.

Sukanda ra mbi çatinë e ndërtese përballë, e cila i shpëtoi jetën.

Gruaja e shqetësuar ishte akoma e ndërgjegjshme dhe u dërgua në spital me qëllim që të kurohet.

Oficerët më pas kaluan më shumë se dy orë duke u përpjekur të flisnin me britanikun, i cili ishte izoluar brenda apartamentit me pamje nga deti.

Mitchell është fotografuar i ulur në ballkon me duar përpara duke u lutur./a.m/noa.al