Transmetuar më 28-04-2020, 23:31

Konfirmohen 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit.

Lajmi është bërë i ditur këtë mbrëmje nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Pas rasteve të fundit, numri total i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, ka shkuar në 790.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 31 persona.

“Sapo i morëm rezultatet për ditën e sotme. 31 bashkëqytetarë janë të shëruar pas testimeve. Ndërsa nga 250 testime vetëm 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. E sotmja është dita e dytë kur në vendin tonë shënojmë këto rezultate shpresëdhënëse. Të bashkuar dhe të kordinuar e me përkushtim do ia dalim. Kujdesi duhet të vijojë njëjtë si deri tani, sakrifica e secilit po i jep rezultatet. Ndaj le të jemi të vëmendshëm e solidarë si deri tani”, shkruan Vitia në postimin e tij./a.k/noa.al/