Transmetuar më 28-04-2020, 22:57

Pentagoni ka publikuar zyrtarisht tre video të paklasifikuara, të pilotëve të marinës, të cilat kanë qarkulluar për vite në internet, në të cilat shihen “disa fenomene të paidentifikuara ajrore”.

Pamjet janë publikuar ditën e djeshme.

Marina amerikane ka konfirmuar për disa media në Shtetet e Bashkuara se inçizimet e paklasifikuara ushtarake, të postuara online me qëllim të shfaqjes së objekteve fluturuese të paidentifikuara (UFO), janë të vërteta.

Në njërën prej video-ve shihet një incident i vitit 2014, ndersa të tjerat janë inçizuar më 2015, sipas zëdhënëses së Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Sue Gough.

Këto inçizime fillimisht janë bërë publike më 2007 dhe 2017.

Më poshtë keni pamjet./noa.al/