Transmetuar më 28-04-2020, 13:42

Një infermiere që është në vijën e parë të luftës me koronavirusin në Nju Jork ka deklaruar se pacientët e infektuar po vdesin dhe askush nuk shqetësohet për këtë.

“Është si një film horror. Jo për shkak të sëmundjes, por për shkak të mënyrës se si po menaxhohet”, tha infermierja nëpërmjet një mikeshe.

Infermierja, e cila është zhvendosur në Nju Jork përkohësisht për të ndihmuar në krizën e Covid-19, bindi një mikeshë, një mjeke infermiere e cila nuk po punon për pacientët me koronavirus  që të bëjë videon për ti treguar botës se çfarë po ndodh në spitale.

Në videon e publikuar në Youtube, mikesha tha:

“Unë jam zëri i saj këtu. Do ju tregoj çfarë më ka thënë mua. Ajo nuk e ka parë asnjëherë kaq shumë neglizhencë. Askujt nuk i intereson. Ata janë të ftohtë dhe nuk i intereson më.

Njerëzit janë të sëmurë por nuk kanë përse të qëndrojnë të sëmurë. Ata po i vrasin, nuk po i ndihmojnë. Njerëzit po vriten dhe askujt nuk i intereson”./a.m/noa.al