Transmetuar më 28-04-2020, 11:38

Prokuroria ka kërkuar që Domart Konjari, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në Francë të dënohen me 15 vite burg.

Seanca e radhës do të mbahet më 12 maj.

Në fundit e vitit 2015, Domart Konjari u arrestua rastësisht duke lënë Shqipërinë me një pasaportë false, ndërkohë që rezultoi se ishte në kërkim nga Franca si trafikant i një rrjeti që shiste kokainë e heroinë në Marsejë.

Ndër të tjera mësohet se ai merrej me trafik drogë nga Italia, në Spanjë dhe në Francë.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e mbajti vetëm një muaj në paraburgim të dyshuarin. Pasi siguroi masën e sigurisë për “detyrim paraqitje”, Konjari u arratis për në drejtim të paditur.

Aso kohe, pati reagime të forta edhe nga ambasadori i Francës, që akuzoi se po sabotohej puna e autoriteteve franceze. Për këtë, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kërkoi falje në emër të gjykatave shqiptare./a.m/noa.al