Transmetuar më 28-04-2020, 07:43

WhatsApp thotë se ka patur një rënie me 70% të mesazheve që ridërgohen (forëarded) tek një apo disa persona, të cilat mund të përhapin dezinformim rreth koronavirusit.

Sipas OBSh, përhapja e lajmeve të rreme (të cilat bëhen virale) për shpërthimin e sëmundjes është “infodemike”.

Për këtë arsye, dy javë më parë, WhatsApp ndaloi që të dërgohen mesazhe të njëjta më shumë se pesë herë. Ekspertët thonë se e gjitha ka të bëjë me betejën kundër dezinformimit.

“Whatsapp është i angazhuar që të bëjë rolin e tij në trajtimin e mesazheve viral. Ky ndryshim po ndihmon që WhatsApp të jetë një vend për biseda personale dhe private”, tha një zëdhënës i platformës së mesazheve, raporton noa.al duke cituar BBC.

WhatsApp dhe kanalet e mesazheve private janë shumë më të vështira për tu monitoruar sesa Facebook, Twitter apo YouTube.

Por ekspertët besojnë se është kaluar kulmi i parë i dezinformimit viral të WhatsApp./a.m/noa.al