Koronavirusi i merr jetën futbollistit shqiptar
Transmetuar më 26-04-2020, 21:15

Koronavirusi i ka marrë jetën futbollistit shqiptar, Ermir Zulbeari.

Në moshën 36-vjeçare, Ermir Zulbeari nuk mundi t’i mbijetojë virusit Covid-19, ndoshta edhe për shkak të sëmundjeve të tjera bashkëshoqëruese.

Baba i tre fëmijëve, Ermir Zulbeari ishte pjesë e klubit të Gradecit si lojtar e më pas në rolin e trajnerit për disa sezone.

Ai do të mbahet mend gjatë nga qyteti i Gostivarit për kontributin dhe dashamirësinë ndaj sportit të futbollit.

Loading...