“Plas” arma në funeralin e kriminelit, dhjetëra njerëz largohen të tmerruar (FOTO)
Transmetuar më 26-04-2020, 15:49

Të shtënat me armë në funeralin e një krimineli të njohur si “Mr Ibiza” i tmerroi njerëzit, të cilët vrapuan të shpëtonin jetën e tyre.

Të enjten, dhjetëra persona thyen rregullat e distancimit social në Manchester, Angli për të marrë pjesë në funeralin e Clive Pinnock, 38 vjeç.

Teksa njerëzit po pinin birra dhe po bënin muzikë pranë varrit, një burrë i armatosur qëlloi drejt turmës, ku përfshiheshin fëmijë të vegjël.

Një person që e pa ngjarjen nga afër rrëfeu për të përditshmen britanike “The Sun” se sa e tmerrshme ishte.

“Çdo njeri po bënte respektin e tij për Clive dhe po pinin diçka teksa kujtonin kohërat e vjetra me muzikë në sfond. Më pas erdhi zhurma e papritur dhe njerëzit filluan të vraponin. Duheshin disa sekonda për të kuptuar se ishin të shtëna armësh dhe të gjithë vrapuan të fshiheshin pas gurëve të varreve dhe makinave”, tha dëshmitari.

Policia e Manchester konfirmoi se u arrestua një person që posedonte armë zjarri dhe kishte qëllim të shkaktonte frikë./a.m/noa.al

Loading...