Lista e bizneseve që do të hapin dyert nesër, kushtet që duhet të plotësojnë
Transmetuar më 26-04-2020, 14:19

Disa biznese që kanë qenë të mbyllura për shkak të pandemisë së koronavirusit do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin duke nisur nga dita e nesërme (27 prill).

Në një njoftim publik, Ministrja e Shëndetësisë tha se dyqanet e veshjeve, të tekstileve, të këpucëve dhe artikujve prej lëkure, dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë, dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara, shërbimi Taxi, dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit do të hapin dyert prej ditës së nesërme.

Lista e plotë e bizneseve që hapen gjendet e plotë në portalin E-Albania.

Këto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30, vetëm duke plotësuar dhe zbatuar protokolleve të miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve.

Masat dhe protokollet që duhet të plotësojë secili biznes i gjeni KËTU

Loading...