Transmetuar më 22-04-2020, 17:53

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me krerët e partive politike, lidhur me krijimin e qeverisë së re.

Ai ka deklaruar se mandatin për formimin e qeverisë do ia japë kujtdo që formon shumicën parlamentare, në mënyrë që të mos shkohet në zgjedhje të parakohshme, por tha se vetëm Lëvizja Vetëvendosje është kundër krijimit të kabinetit.

“Si rrjedhojë e diskutimeve, si dhe duke marrë parasysh që të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend, me përjashtim të njërës, janë për formimin e qeverisë së re, ndodhemi para pyetjes: Si rrjedhojë e vullnetit tuaj që vendi të ketë qeveri të re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, duke respektuar në tërësi dhe përpikëri Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, do t’i jap mandatarin cilësdo parti që dëshmon se ka shumicën në Kuvend për të formuar qeverinë e re”, është shprehur Thaçi.

Ai ka thënë po ashtu se nuk i takon atij që të propozojë kandidatin, pasi Qeveria rrjedh nga fuqia mbizotëruese politike në Kuvendin e Kosovë dhe propozimi do të rrjedh nga partia apo koalicioni që ka më shumë gjasa për ta formuar qeverinë. /a.y/noa.al

Thaçi i shkruan për herë të pestë Kurtit për qeverinë e re: Duhet të ruaj stabilitetin e vendit