Transmetuar më 21-04-2020, 21:06

Pas shumë negociatash, futbollistët e ekipit të Arsenalit dhe stafi, më në fund arritën që të gjejnë një marrëveshje për shkurtimin e rrogave për shkak të emergjencës së koronavirusit.

Siç raportojnë mediat angleze, futbollistët dhe stafi i ekipit të futbollit pranuan një ulje page prej 12.5%, për të ndihmuar klubin që të mbulojë të gjitha rrisqet financiare, lidhur me emergjencën e Covid-19 dhe të paguajë punonjësit që kanë rroga më të ulëta.

Ulja e rrogave do të nisë duke filluar nga muaji prill, dhe me rinisjen e sezonit shuma e shkurtuar do ju kompensohet në vijim, gjatë sezonit 2020-21.

“Bëhet fjalë për një prej momenteve më delikate që kemi jetuar në 134 vite histori”, deklaron Arsenali me anë të një deklarate. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE