Për të dytën ditë, Presidenti Thaçi në trajtim në spital
Transmetuar më 21-04-2020, 14:55

Për të dytën ditë me radhë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkuar në spital.

Zyra e Presidencës bën me dije, se kreu i shtetit ka vazhduar trajtimin nga personeli i Klinikës Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Presidenti Thaçi po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe është në gjendje stabile shëndetësore.

Presidenti Thaçi shpreh sërish mirënjohjen e tij për stafin e QKUK-së dhe Klinikës Urologjike për trajtimin profesional dhe kujdesin e treguar.

Hashim Thaçi u dërgua me urgjencë në spital mëngjesin e së hënës, me kriza të forta prej gurëve në veshka. /a.y/noa.al

Loading...