“Shkodran i mençur me qëndresë fisnike”, shkrimtarja: Na le para kohe Rikardi ynë i shtrenjtë
Transmetuar më 20-04-2020, 23:08

Ndarja nga jeta e aktorit shqiptar, Rikard Ljarja, ka pikëlluar shkrimtaren e njohur shqiptare Natasha Lako, e cila ka sjellë reagimin e saj këtë mbrëmje.

Në reagimin e saj, shkrimtarja, Lako, e konsideron Rikardin, fytyrën mëtë dashur të rinisë së saj si dhe “njeri i filmit, teatrit dhe i penës”.

“Na le para kohe”, shkruan ajo.

Reagimi i plotë i Natasha Lakos

"Lamtumire Rikardi yne i shtrenjte ! Fytyra me e dashur e rinise sime , zemra me e paster e brezit shqiptar me te paperdhosur , shpirt krijues i qyteterimit shqiptar, ne vazhdimesine dhe transformimin e viteve 60 ne te gjithe boten, shkodran i mencur me qendresen me fisnike.Ze kumbues , i njeriut me te zakonshem. Njeri i filmit , teatrit dhe i penes, i shokeve , i familjes sate te bukur dhe i dashurise se pafund. Na le para kohe"./a.k/noa.al/

Loading...