Transmetuar më 20-04-2020, 16:22

Duke nisur nga data 27 prill, shërbimi taksi do të nisë punën por do të ketë një protokoll të veçantë.

Taksitë do të lejohen të ofrojnë transport vetëm brenda qytetit dhe do të bëhet udhëtim vetëm një pasagjer, që do të ulet gjithmonë pas dhe diagonalisht me shoferin.

Në rast kontrolli nga policia, pasagjeri duhet të tregojë arsyet e lëvizjes me taksi dhe leje-daljen e marrë për atë arsye.

Ashtu si të bizneset e tjera, edhe taksitë do të lejohen të veprojnë vetëm gjatë orarit të deklaruar nga qeveria, nga ora 05:00 – 17:30. Përveç kësaj, taksistët duhet të deklarojnë nëse kanë patur kontakt me persona të infektuar me koronavirus.

Më poshtë gjeni listën e të gjitha kushteve që duhet të plotësojnë shërbimet taksi për rifillimin e punës./a.m/noa.al