Transmetuar më 20-04-2020, 14:25

Kryeministri Edi Rama thotë se të gjitha bizneset e vogla nuk do të paguajnë taksa deri në fund të këtij viti.

“Bizneseve të vogla do u falen të gjitha taksat këtë vit dhe nuk do ju kërkojë askush asgjë vitin tjetër, në mënyrë që të rimarrin veten. Çfarë iku, iku”, deklaroi ai.

Sipas tij me këtë mbështetje, me hapjen dhe taksat që po falen nuk do të dalin keq dhe se mbase do të dalin më mirë se të tjerët, por tha se e meritojnë se janë më të vegjël dhe më të dobët.

"Për bizneset e mëdha, një pjese do t’i shtyhen, përjashto ato që janë të përjashtuara, një pjese deri në fund të shtatorit dhe turizmit, fasonëve, call center dhe disa të tjerëve që janë përcaktuar qartë do i shtyhen deri në datë 31 dhjetor për t’i paguar vitin e ardhshëm”, deklaroi kreu i qeverisë, pjesë të cilën mund ta dëgjoni në videon më poshtë në minutën e 45-të. /a.y/noa.al

Rama: Nga 27 prilli hapet blloku i dytë i bizneseve, mes tyre taksitë! Paga e luftës nuk merret mbrapsht

Rama: Miratojmë aministinë fiskale! Kush përjashtohet prej saj

PËRDITËSIM LIVE