Transmetuar më 16-04-2020, 21:56

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak çaste më parë se bizneset e vogla nuk do të paguajnë taksa për vitin 2020, raporton noa.al.

Rama bëri të ditur se biznesit të vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë të reja i janë falur taksat për vitin 2020. Këto biznese nuk do të paguajnë taksat e vitit 2020, tha z.Rama duke zbuluar kështu planin real të qeverisë që kryeson, se bizneset e vogla nuk do të paguajnë taksa për këtë vit pasi u falen.

Ja deklarata e Ramës teksa flitej për një qytetar që ka biznes, në intervistë në Opinion në Tv Klan: "Ne i kemi falur taksat. I kemi falur ne taksat për biznesin e vogël. Ai nuk ka detyrime taksash për këtë vit. Edhe një herë tjetër, për biznesin e vogël, jo për bizneset e tjera", tha z.Rama.

Deklarata. e z.Rama vjen ndërkohë që deri dje ishte thënë se shtyhet pagesa e taksave për gjashtëmujorin e dytë të këtij viti. /noa.al/

Video rreth minutës 43′ tregon momentet kur Rama deklaron se biznesit të vogël i janë falur taksat e 2020.

🔴 NGA KRYEMINISTRIA NË OPINION

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 16 avril 2020