Transmetuar më 16-04-2020, 20:34

Caster Semenya as që e diskuton rekordin e Cristiano Ronaldos.

Portugezi, dy ditë më parë, lëshoi sfidën për kolegët e tij “Nike Living Room Cup”, një iniciativë që synon të promovojë stërvitjen në ambiente të mbyllura gjatë pandemisë së koronavirusit, duke bërë 142 pompa të shpejta për muskujt e barkut në vetëm 45 sekonda (konsiston në prekjen e majave të gisha sa me shpesh të jetë e mundur).

“Ju ftoj të gjithëve në këtë sfidë për të qenë aktivë”, shkruante Cristiano Ronaldo krahas videos, i cili është duke respektuar karantinën.

Kampionia absolute e distancave të mesme në atletikë (800 metra), sikurse e tregon edhe në videon e regjistruar, për 45 sekonda arrin t’i prekë plot 176 herë gishtat e këmbës.

Një argument më shumë për të gjithë ata që janë të bindur se Semenya është më shumë burrë se grua (është diagnostikuar me çrregullim hormonal).

Më poshtë keni videon e saj./a.k/noa.al/