VIDEO/ 21 vite nga eksodi në Kosovë
Transmetuar më 16-04-2020, 15:51

Në Ditën e Eksodit Shqiptar, përkujtojmë vuajtjet, dhimbjet dhe sakrificat sublime të mbi 1 milion shqiptarëve, të cilët 21 vite më parë u dëbuan me dhunë nga Kosova martire, për shkak të gjenocidit dhe spastrimit etnik të regjimit kriminal të Millosheviçit!.

Sot nderohet edhe kujtimi i viktimave të pafajshme të luftës së Kosovës, fëmijët, gratë e të moshuarit e vrarë barbarisht, si edhe heronjtë dhe dëshmorët e rënë për lirinë e pavarësinë e saj.

Edhe Presidenti Ilir Meta kujton 21-vjetorin e eksodit shqiptar, duke ndarë një video nga ato momente. Ai shpreh mirënjohje në veçanti për kontributin historik të popullit të Kukësit, të Tropojës dhe të Hasit, që edhe pse në kushte mjaft të vështira ekonomike dhe sociale, mikpritën dhe mbajtën peshën kryesore të bujarisë e humanizmit gjatë këtij eksodi biblik. /a.y/noa.al

Loading...