Transmetuar më 16-04-2020, 13:20

Seanca e sotme parlamentare që filloi në orën 10:00 po mbahet nën rregulla strikte.

Të gjithë deputetët kanë zbatuar masat mbrojtëse për higjenën duke u pajisur me doreza dhe maska. Disa kanë zgjedhur të bëjnë edhe personalizime në maska, të cilat mund ti shikoni në fotogalerinë më sipër.

Në hyrje të sallës së seancave, një grup personeli mjekësor mati temperaturën e deputetëve dhe të administratës.

Sa i përket distancimit social, të gjithë u ulën me 1.5 metra distancë në parlament.

Shpërndarja e deputetëve u bë në të gjithë sallën, përfshirë lozhat anësore të katit të parë dhe katit të dytë si dhe galerinë e sipërme të sallës./a.m/noa.al